Kica-Xhelili i drejtohet Sveçlës: ‘Pasulin e gullashin’ po e fshihni prej Rusisë a?

Kica-Xhelili i drejtohet Sveçlës: ‘Pasulin e gullashin’ po e fshihni prej Rusisë a?

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçlën, pasi ai kishte thënë se nuk mund t’i bëjë publik tenderët e dikasterit që drejton shkaku i Rurisë dhe i Serbisë.

Një një postim në rrjetin social Facebook, ajo i është drejtuar ministrit Sveçla duke i thënë: ‘Pasulin & Gullashin po e fshihni prej Rusisë a?’.

“Po ti, o zotëri a e din që pasi që t’ia jepni tenderët ‘dostave’ të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë.

“E ke fshehu, sepse ke zgjedhur ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të korruptuar jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, ka thënë Kica-Xhelili. /Gazeta Enigma

Related Articles