Dy persona mbrëmë janë dërguar në dërguar në stacionin policor.
Bëhet fjalë për një person dhe një roje sigurimi, të cilët dyshohet se ishin rrahur mes vete.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.
Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore. /Gazeta Enigma