Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi sektorit publik nuk i janë ekzekutuar pagat, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka pyetur se çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave.
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Enigma/