Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se është gënjeshtër se nuk ka policisë serbë në veri të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka shtuar se aktualisht 70 policë serbë veprojnë në veri, dhe 30 të tjerë boshnjakë.
“Kanë gënjyer kur kanë thënë se nuk ka më policë serbë në veri. Është e pavërtetë, janë 70 policisë serbë në veri, dhe 30 boshnjakë. 150 policë kanë aplikuar tash në konkursin e fundit, dhe ka shumë nga serbët e veriut. Unë mendoj që nuk ka pasur kurrë më shumë zbatim të ligjit, kjo matet duke filluar nga lëvizja e lirë”, tha Bajqinovci në DPT te Fidani.
Sipas tij është “pesëfishuar numri i raportimeve për raste kriminale, dhunë e gjithçka tjetër prej largimit të policëve serbë që kur kanë hequr uniformat”./Gazeta Enigma/