E quajti “redaktore e portaleve”, deputetja Bajrami i reagon ministrit Murati

E quajti “redaktore e portaleve”, deputetja Bajrami i reagon ministrit Murati

Ish-ministrja e Financave, njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat në studio, “për huqjet e saj dhe të tij”, raporton Gazeta “Enigma”.

“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës. Të pres në studio!”, ka shkruar Bajrami.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pakë më parë i bëri një replikë Hykmete Bajramit, duke ironizuar se ‘a ka mbet najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa.

Në reagim Murati kishte shkruar se duhet “me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën? Komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro. Por sipas Hykmetes, vetëm mbitërheqjet e qytetarëve na qenkan 5.3 miliardë. Këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles