Në fshatin Bibaj të Ferizajt, Policia e Kosovës ka konfiskuar 57.92 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Rasti sipas raportit, ka ndodhur mesditën e së martës, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy të dyshuar kosovarë.
”Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi janë ndaluar me veturën me të cilën po qarkullonin, dhe gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 57.92 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy telefona celularë, dhe një peshore digjitale e cila është gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.