“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE – duhet të punoni për t’i krijuar kushtet”

“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE – duhet të punoni për t’i krijuar kushtet”

Presidentja Kosovës Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidenti i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier.

Takimi u zhvillua në Berlin.

Kreu i shtetit gjerman u shpreh se “Gjermania është interesuar për stabilitetit rajonal”.

Steimeier gjithashtu përmendi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, për çka tha se i mbështet këto dy procese.

Ai me këtë rast pati edhe një porosi.

“Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, tha ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ajo u takua edhe me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.

Related Articles