Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka thënë se rreth 160 mijë njerëz kanë kaluar kufirin nga Libani në Siri që nga fillimi i sulmeve në Liban.
“Shkalla e atyre që kalojnë në Siri u ngadalësua të mërkurën pas një rryme të qëndrueshme të mbërritjeve, që kur Izraeli filloi fushatën e tij ajrore kundër Hezbollahut në Liban më 23 shtator”, tha UNHCR në një përditësim.
Nga mijëra që tani besohet se kanë bërë udhëtimin, rreth 112 mijë janë sirianë, ndërkaq pjesa tjetër shtetas libanezë, shkruan CNN,
Ndërkaq, është bërë e ditur se shumica dërrmuese e njerëzve po largohen nga Libani në lindje, drejt Damaskut.