Policia e Kosovës është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e këtij institucioni.
“Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë
“Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës”.