Një person humb jetën në një aksident në autostradën Thumanë-Tiranë

Një person humb jetën në një aksident në autostradën Thumanë-Tiranë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në në autostradën Thumanë-Tiranë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, raporton TCh,

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:10, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P”.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles