Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët.

Të dyshuarit janë:

  • Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, nga fshati Pojan.   
  • Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, nga fshati Shushicë.   
  • Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, nga fshati Ballsh.

Policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që posedojnë informata për vendndodhjen e të dyshuarve. Informacionet mund të raportohen në stacionin policor më të afërt ose përmes numrave të telefonit: 192 ose 038 550 999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose e-mailit [email protected].

Related Articles