Mimoza Berisha, Indire Olluri dhe Flota Bujupi kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë e tyre si anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas., shkruan Enigma.
Në një njoftim publik, ato kanë shpjeguar arsyet që i kanë çuar drejt këtij vendimi, duke përmendur problemet brenda strukturave lokale të partisë.
Sipas deklaratës së tyre, arsyeja kryesore për largimin është puna joprofesionale dhe jo e drejtë nga individë të caktuar që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvizjes në qytetin e Drenasit. Ata po ashtu kanë kritikuar përdorimin e standardeve të dyfishta dhe pakënaqësitë e vazhdueshme në funksionimin e degës.
Në shkrimin e tyre, Berisha, Olluri dhe Bujupi theksojnë se gjatë bisedave me anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes në Drenas, si dhe në takimet me qytetarë, kanë vërejtur një rënie të simpatizimit dhe shpresës ndaj Lëvizjes, për shkak të menaxhimit të dobët brenda degës lokale.
Përveç kritikave të drejtuara ndaj Vetëvendosjes, ato kanë përmendur bashkëpunimin e tyre me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar sukseset e tij në qeverisje, respektimin e kuotës gjinore dhe vlerësimin që ai ka treguar për fuqinë e grave.
Në përfundim, ato i kanë uruar suksese Degës së Vetëvendosjes në Drenas, duke shprehur shpresën për ndryshime pozitive në strukturat e saj.