Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar në fshatin Ngucat të Malishevës ku ka publikuar edhe një video, raporton Enigma.
Abdixhikui ka thënë se është i vendosur të krijoj paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.
“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona!
am i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.
Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.