Një taksist është ankuar në polici se derisa ishte duke punuar dy persona nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 100 euro.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën 27 nëntori në Prishtinë, në ora tre e gjysmë të mëngjesit.
Viktima e dyshuar është një punëtor i një kompanie të taksive, ndërsa ngjarja është duke u hetuar.
Rasti u cilësua “Grabitje”, njofton policia