Aksidenti fatal në Badoc, reagon Memli Krasniqi

Aksidenti fatal në Badoc, reagon Memli Krasniqi

Tre të rinj humbën jetën nga aksidenti i mbrëmshëm në Badoc.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij, për familjarët e viktimave të këtij aksidenti.

Krasniqi shprehet se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.  Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.  Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles