Futbollisti, Besfort Zeneli nuk ka ndërmend që të kthehet sërish te Kombëtarja e Kosovës.
Kështu ka thënë të paktën babai i tij, Avni Zeneli.
Avniu është shprehur për Klan Kosova, se ky vendim i Besfortit erdhi pas trajtimit që iu bë Arbërit nga Federata e Futbollit e Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.
“Për Besfortin ka mbaruar. Besforti është më shumë më i ndjeshëm për atë s’ka ardhur në vitin e kaluar me u21 me Tovërlanin, kur e ka parë atë situatë, Besi ka thënë me ditë që karriera përfundon këtu nuk shkoj më në Kosovë, kur e ka parë atë shkelje”, ka thënë Avni Zeneli për Klan Kosova.
“Kur i ka dëgjuar Besforti, djali ka qarë qysh ia ka bo padrejtësinë Arbërit. Arbëri u lëndu në Kosovë dhe plus kam folur atë ditë me Agim Ademin në Mal të Zi, ma ka lehtësuar atë dhimbje, më ka thënë jemi me të s’ka me pasë problem. Kur u kthye prej Kosovës nuk i ka bo asnjë telefonatë le ma që të kujdeset për të. Besfortin kjo e ka shtyrë që t’i thotë jo Kosovës”, shton tutje ai. /Gazeta Enigma