Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi është shprehur pesimist se do të mund të miratohen ligje, në legjislaturën aktuale, raporton Gazeta Enigma.
“Problemet e kësaj legjislature dhe kësaj shumice parlamentare vazhdojnë. Do të jetë e vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature, por gjithsesi ne si parti opozitare jemi në funksion të interesave të qytetarëve”, tha Gashi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar dhe vazhdon ta konfirmojë pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në të mirë të vendit”.
“Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftë të qeverisjes, dhe po ashtu kemi probleme në paraqitjen e vendit të ndërkombëtarët. Një qeverisje e tillë nuk ka vend te ne”.