Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se nuk ka një përgjigjie të thjeshtë që do të sqaronte në një mënyrë korrekte, se çfarë dështoi vitin e kaluar, ku dhe pasoi sulmi terrorist nga Hamasi.
Ekskluzivisht në njëvjetorin e betejës mes Izraelit dhe Hamasit, Ziv në Rubikon të Klan Kosovës, pranoi se viti i fundit qe më i vështiri në historikun e shtetit të saj.
”Ky vit i fundit ka qenë viti më i vështirë në historikun e shtetit të Izraelit. Ka filluar me sulmin terrorist, më 7 tetor, e shtunë dhe ka qenë festë, shumica ishin në shtëpitë e tyre, dhe menjëherë me mijëra terroristë të Hamasit kanë infiltruar kufijtë dhe kanë hyrë në më shumë komunitete kulturore, lagje, qytete dhe kanë filluar një vrasje të tmerrshme të njerëzve, duke vrarë gra, fëmijë, duke djegur, të moshuar, burra dhe gra dhe fatkeqësisht ka ende pengje në Rripin e Gazës në kushte të tmerrshme, duke u përdhunuar, duke u rrahur, dhe ndjejmë frikë të madhe për jetën e tyre”.