Izraeli thotë se vrau një komandant të Hezbollahut gjatë sulmeve ajrore në Liban të hënën, raporton BBC.
Forcat e tij raportuan se Suhail Hussein Husseini “ka luajtur një rol vendimtar në transferimin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut”. Gjatë natës u raportuan të paktën 10 sulme të tjera në Bejrut dhe Izraeli thotë se goditi dje 70 objekte të Hezbollahut në Libanin jugor.
Më shumë se 400 mijë njerëz kanë ikur në Siri që kur Izraeli filloi sulmet e tij ajrore muajin e kaluar, duke përfshirë 300 mijë sirianë.
Hezbollahu vazhdon të gjuajë raketa në Izrael – më shumë se 190 u zbuluan dje dhe sirenat u dëgjuan në Izraelin verior të martën në mëngjes. Të hënën – një vit pas sulmeve të 7 tetorit – kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të “heqë dorë” nga pengjet e marra nga Hamasi.