Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë mbajtjes së Procesit të Bërdo Brione në Mal të Zi.
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Në Tivat po mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione. /Gazeta Enigma