Meteorologu amerikan shpërthen në lot teksa raporton për fuqinë e uraganit “Milton”

Meteorologu amerikan shpërthen në lot teksa raporton për fuqinë e uraganit “Milton”

Ndërsa uragani Milton i afrohet Floridës, ai ka ndikuar rëndë shërbimet e linjave ajrore dhe duke çuar në anulimin e mbi 700 fluturimeve. Ndërkohë janë bërë edhe evakuime masive të banorëve.

Fuqia e uraganit Milton është bërë një pikë kryesore diskutimi, pasi meteorologu John Morales shpërtheu në lot në transmetim të drejtpërdrejtë derisa përshkruante ndikimin dhe shkatërrimin që mund të sjellë ky uragan.

Morales, ndërsa shikonte imazhet satelitore të rrugës së uraganit, u bë emocional dhe u kërkoi falje shikuesve.

“Kërkoj falje… kjo është thjesht e tmerrshme”, tha ai.

Uragani Milton, të cilin meteorologët e cilësuan si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”, po i afrohet Floridas.

Uragani pritet të godasë Florida nga e mërkura deri të enjten dhe autoritetet paralajmërojnë se do të jetë “stuhia më e fuqishme” që do të godasë gadishullin “në njëqind vitet e fundit”.

Për këtë arsye ata intensifikuan thirrjet për qytetarët që të evakuohen menjëherë.

➡️ NOW: An emotional hurricane #Milton update from @JohnMoralesTV as the storm hits Cat. 5 status.

Take this seriously.

We have you covered here on @nbc6 pic.twitter.com/QEe3E25JGX— CHRIS HUSH (@ChrisHushNBC)October 7, 2024

Related Articles