Pasnesër, kombëtarja e Zvicrës do të udhëtoj në Leskovc, pasi do të zhvillojë ndeshjen me Serbinë.
Të qeta nuk ishin aspak ndeshjet e kaluara mes dy skuadrave.
Gjatë një konference për media, mesfushori 32-vjeç i Zvicrës, Remo Freuler, i cili sipas “Blick” e ka gruan serbe dhe flet pak serbisht është pyetur nëse është i gatshëm ta luajë rolin e “truprojës” së Granit Xhakës në rast se do të sulmohet.
Mirëpo për një gjë të tillë, Reuler beson që nuk do të ketë nevojë.
“Nuk mendoj se diçka e tillë do të jetë e nevojshme. Asgjë nuk do të ndodhë”, u përgjigj ai.
Serbia do ta presë Zvicrën të shtunën me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Enigma