Bislimi tregon detaje rreth takimit me Lajçakun

Bislimi tregon detaje rreth takimit me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, është takuar sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Bislimi tha se me Lajçakun folën për rrugën përpara në procesin e dialogut, që sipas tij, do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me të dërguarin special të BE-së, Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Bislimi

As Bislimi e as Lajçaku nuk dhanë ndonjë detaj më tepër se kur pritet të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve.

Related Articles