Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar në emisionin “DPT Fidani” se partitë opozitare kanë diskutuar dhe janë dakorduar që të mos bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, shkruan Enigma.
“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në,” tha Tahiri.
Megjithatë, ai sqaroi se nuk ka ende diskutime për kriteret brenda opozitës, apo për atë se kush do të kryesojë.
“Nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush është ai që del i pari,” tha ai, duke shtuar se “kjo është ekskluzive pasi po flasim, varet shumë kush është i pari.”