Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Drita Millakun si anëtaren më të re të partisë, shkruan Enigma.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku shfaq momente nga prezantimi i Millakut në selinë e LDK-së.
“Rrugën e bëjmë bashkë; edhe me Dritën”, ka shkruar Abdixhiku, duke nënvizuar bashkëpunimin e ri brenda partisë.