Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar Izraelit që të ndalojë së qëlluari ndaj paqeruajtësve të OKB-së gjatë konfliktit të tij me Hezbollahun në Liban, pas dy incidenteve të fundit brenda 48 orëve.
Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat e saj ishin përgjegjëse për incidentin, në të cilin u plagosën dy ushtarë nga Sri Lanka për Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (Unifil).
Ushtarët e IDF-së që operojnë rreth bazës Unifil në Naqoura identifikuan një kërcënim dhe hapën zjarr, tha ushtria izraelite, duke shtuar se incidenti do të hetohej “në nivelet më të larta”.
Të enjten, dy ushtarët indonezianë të Unfilit u plagosën duke rënë nga një kullë vëzhgimi pasi një tank izraelit qëlloi drejt saj.
Udhëheqësit e Francës, Italisë dhe Spanjës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimet e Izraelit, duke thënë se ato ishin të pajustifikueshme dhe duhet të marrin fund menjëherë.
Ministria e Jashtme e Sri Lankës tha se “dënon fuqishëm” sulmin e IDF-dë që plagosi dy ushtarë të saj.
Kreu i paqeruajtësve të OKB-së tha se kishte arsye për të besuar se disa të shtëna në pozicionet e OKB-së në Libanin jugor kanë qenë të drejtpërdrejta, megjithëse ai nuk ia ngarkoi përgjegjësinë për incidentet.
Ndërsa pushtimi i Izraelit në Libanin jugor vazhdon, IDF dhe grupi i armatosur libanez Hezbollah vazhduan të gjuanin raketa përgjatë kufirit Izrael-Liban, shkruan BBC