Brenda një viti janë raportuar tri raste të një fenomenit të vetëlëndimit te disa fëmijë në Komunën e Gjakovës. Kjo tendencë në rritje ka ngritur shqetësim të madh te prindërit dhe mësimdhënësit, gjithandej vendit
Sinjali mëson se një dukuri e tillë është shfaqur edhe në shkollën “Avdullah Krashnica” në Kamenicë.
Drejtoresha e shkollës ka raportuar se disa nxënës kanë tentuar të ngulfaten si shkak i një sfide të rrezikshme në TikTok.
Sipas saj rreth 15 nxënës e kanë provuar këtë sfidë, duke tentuar ta lëndojnë veten.
Nxënësit që morën pjesë në këtë sfidë të rrezikshme kanë dhënë deklaratë para prindërve, ndërkaq rasti u lajmërua edhe në polici – që pritet të merren masat e nevojshme ligjore.
Kujtojmë se qasja e plotë në internet po rrit rrezikun për pasoja te fëmijët dhe rasti i fundit është ai që ndodhi në Fushë Kosovë e Lipjan, ku 20 fëmijë, të frymëzuar nga një lojë në TikTok u vetëlënduan.