Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndaluar pranimin e telefonatave nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock
“Ai refuzon të pranojë paqen dhe çdo ditë dërgon një sinjal tjetër në favor të luftës dhe shkatërrimit. Këto ditë, ai nuk është më i përgatitur të flasë me kancelarin gjerman në telefon”, tha Baerbock para mediave.
Zelensky i prezantoi “planin e tij të fitores” Sir Keir Starmer të enjten në Londër, pasi kishte vizituar gjithashtu Parisin për bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron.
Presidenti ukrainas po kërkon pëlqimin e Amerikës dhe aleatëve të tjerë, për të përdorur raketa me rreze të gjatë të furnizuara nga Perëndimi për të synuar bazat ajrore thellë brenda Rusisë.
Në bisedimet trepalëshe në Downing Street, kryeministri Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte diskutuan gjendjen e luftës dhe çështjen e raketave me rreze të gjatë.
Rutte tha se nuk kishte asnjë arsye ligjore që pengonte përdorimin e armëve të furnizuara nga perëndimi kundër objektivave brenda Rusisë, por vendimet duhej të merreshin nga shtetet individuale.
Ndërsa pas bisedimeve në numrin 10, Zelensky tha: “Plani i fitores synon të krijojë kushtet e duhura për një fund të drejtë të luftës”.
“Falënderoj Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme të mbrojtjes të vendit tonë, duke përfshirë armët me rreze të gjatë”.
Britania ka qenë në ballë të armatosjes së Ukrainës, fillimisht me armë antitank, pastaj me tanke Challenger II dhe raketa me rreze të gjatë Storm Shadow.