Të paktën tetë persona vdiqën pas shirave të dendur e stuhisë në Brazil, thanë autoritetet të shtunën. Kjo gjendje erdhi pas një thatësire të madhe që nxiti një valë rekord zjarresh.
Brazili qendror dhe juglindor janë goditur që nga e premtja nga erërat që arrijnë shpejtësinë 100 kilometra në orë dhe deri në 10 centimetra reshje ditore, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, raporton AFP.
Shtatë njerëz vdiqën në Sao Paulo, shteti më i populluar i Brazilit, kryesisht për shkak të rënies së pemëve dhe mureve të rrëzuara nga erërat e dhunshme dhe shiu, sipas mbrojtjes civile të shtetit.
Firma energjetike Enel tha se rreth 1.6 milion shtëpi dhe biznese ishin ende pa energji elektrike.