Vdes një person nga vetaksidenti me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes një person nga vetaksidenti me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas tij mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore.  Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim. /Gazeta Enigma

Related Articles