UNRWA: Izraeli sulmoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza

UNRWA: Izraeli sulmoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza

UNRËA: Izraeli sulmoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit në Gaza

Gjatë ditës është raportuar për një tjetër sulm izraelit.

Kësaj radhe në një qendër shpërndarjeje ushqimore në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Sipas agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA, “ushtria izraelite gjuajti raketa brenda dhe jashtë qendrës, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 40”.

Agjencia e OKB-së tha se kjo ndodhi “ndërsa njerëzit e uritur po përpiqeshin të merrnin ushqim nga brenda qendrës”, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Ushtria izraelite (IDF) ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake në Jabalia gjatë ditëve të fundit, duke thënë se po synon rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit, të cilët synojnë të nisin sulme.

IDF tha se detajet e incidentit në qendrën e shpërndarjes janë “nën shqyrtim”, me një zëdhënës që shtoi se sulmet dhe operacionet drejtohen “vetëm kundër objektivave terroriste dhe operativëve” dhe “nuk synojnë” civilët. /Gazeta Enigma

Related Articles