Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka deklaruar se është i binduar që do ta kaloj pragun në pragun e zgjedhjeve të reja, raporton Gazeta “Enigma”.
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, ka deklaruar se në jetën e tij s’ka qenë ndonjëherë më optimist se në këtë projekt.
“Nëse s’kisha besuar, nuk do e nisja hiç këtë punë. Jam shumë i bindur që ky projekt do të ketë sukses”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.
“Kurrë në jetën time, nuk kam qenë asnjëherë më optimist se në këtë projekt, për shkak e di që angazhimi është i sinqertë, qëllimi është i pastër”, u shpreh Rrahmani.
“Është duke u mirëpritur mirë, nga secili qytetarë”, shtoi ai.
Rrahmani tha se projekti i tij ka lindur si nevojë e iniciativave që sipas tij kanë agjenda për shkatërrimin e familjes.
“Si i tillë besoj se do të jetë i suksesshëm për shkak se nuk është bërë për qëllim të daljes kundër dikujt, mirëpo për ruajtjen e vlerave të familjes tradicionale”. /Gazeta Enigma/