Një person ka vdekur dje në QKUK pas një aksidenti i cili ka ndodhur më 16 gusht në Drenas.
Lajmi është bërë i ditur nga policia.
“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.