Sveçla: Po forcohemi që t’i zmbrapsim qëllimet hegjemoniste të Serbisë

Sveçla: Po forcohemi që t’i zmbrapsim qëllimet hegjemoniste të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas afrimit të xhandarmësrisë serbe në pikën kufitare në Bërnjak, duke thënë se kjo është dëshmi që Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e arritura.

“Bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshje, por shpresojmë të jetë e fundit. Ne patjetër që jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë edhe t’i prezantojmë ato te partnerët tanë si dëshmi shtesë se si Serbia nuk është e gatshme për të bashkëpunuar pavarësisht marrëveshjeve të cilat ajo i ka nënshkruar”, ka deklaruar Sveçla.

I pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që qëllimet hegjemoniste të Serbisë të zmbrapsen.

“Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë, gjithë aparati i tyre shtetëror punon  për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat jo vetëm që janë të papranueshme për ne, por edhe kriminale në realitetin tonë. Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë, patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”, tha ai.

Related Articles