Kapiteni Amir Rrahmani është vlerësuar me notën më të lartë për performancën më të mirë në ndeshjen e Kosovës kundër Qipros.
Rrahmani ishte kryesori në vijën e mbrojtjes, teksa ishte protagonist edhe në sulm. Rrahmani shënoi golin e parë të Kosovës duke arritur ta zhbllokoj rezultatin e ndeshjes.
Kapiteni i Kosovës është vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore për ndeshjen kundër Qipros.
Me notë të mirë është vlerësuar edhe sulmuesi Krasniqi. Ai ka notën 8.1.
Lojtari me notën më të dobët është Edon Zhegrova, me vetëm 6.3.