Gratë e diagnostikuara me kancer në Komunën e Dragashit prej vitit të ardhshëm do të subvencionohen me nga 500 euro.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Qafleshi Skeraj ka theksuar se dy vendimet janë miratuar pas kërkesave të grave, dhe se zbatimi i tyre do të nis prej vitit 2025.
“Kryetarja e grupit të grave asambliste, zonja Suada Bajrami në Kuvendin e Komunës e ka paraqitur kërkesën e paraqitur nga disa gra gjatë dëgjimeve publike për buxhetin, ku është kërkuar që gratë e prekura me sëmundjen e kancerit të mbështeten financiarisht. Bashkë me kryetarin është marrë vendimi që secila grua e prekur nga kanceri në Komunë të Dragashit të mbështetet me nga 500 euro”, ka thënë ajo, gjatë një takimi ndërgjegjësues për kancerin e gjirit.