Drogë në Dubravë, këta janë dy të dyshuarit

Drogë në Dubravë, këta janë dy të dyshuarit

Varësia nga droga në Kosovë vazhdon të rritet, me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra individëve që konsumojnë substanca narkotike çdo ditë. Kjo dukuri ka prekur edhe ata që ndodhen pas grilave, shkruan Gazeta Enigma.

Vetëm në dy ditët e fundit, katër raste të reja janë zbuluar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku numri i të burgosurve që përdorin drogë po rezulton të jetë alarmant.

Në lidhje me njërin nga këto raste, sipas burimeve të Sinjalit dyshohen Dorlir Ilazi dhe Shpërblim Mehmeti.

Dorlir Ilazi është dënuar për veprat penale të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa Shpërblim Mehmeti ishte arrestuar gjatë një operacioni të Antidrogës në Prishtinë në janar të këtij viti.

Duket se as brenda burgut nuk kanë mundur të shmangin drogën, pasi janë kapur nga oficerët gjatë kontrolleve për substanca narkotike. Gjatë këtyre kontrolleve, janë gjetur sasi të ndryshme narkotikësh, përfshirë marihuanë, e cila ishte e ndarë në qese dhe paketime të ndryshme.

Narkotikët janë sekuestruar, dhe Policia e Prokurorisë së Shtetit janë vënë në dijeni për situatën.

Tashmë janë iniciuar katër raste të ndara për këto incidentet, duke theksuar nevojën për masa më të forta të sigurisë dhe kontrollit në institucionet korrektuese.

Kjo situatë nënvizon rëndësinë e adresimit të varësisë nga droga si një problem kompleks që kërkon një qasje të shumëfishtë./GazetaEnigma/

Related Articles