Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar bisedën e koordinatores së VV-së, Dejona Mihali, me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, gjatë së cilës Mihali e quante “horr” Isa Mustafën.
Ai theksoi se ky është një problem serioz për ata që e quajnë Simiqin “vëlla” dhe Mustafën “horr”, raporton Gazeta Enigma.
“Po i shikoni këta njerëz që mendojnë se Isa Mustafa dhe LDK-ja janë ‘horra’, ndërsa Simiqi është ‘brate’? Kjo tregon se kemi një problem serioz. Kur flasim për këto fenomene, ata shpesh na quajnë si njerëz të Serbisë, por shumë gjëra lidhen kështu, ndoshta edhe rastësisht,” tha Selmanaj.
Ai ngriti pyetje lidhur me veprimet e Krasniqit, duke iu referuar financimeve nga GEN-i i Serbisë dhe nënshtetësisë së Naser Hafizit. “Pse Nagip Krasniqi merr para nga GEN-i i Serbisë? Kemi dëgjuar se Naser Hafizi ka edhe nënshtetësi të Serbisë. Pse konsultohen me kriminelë të ndjekur nga ShBA? Pse e quajnë vëlla një serb? Këto pyetje janë të rëndësishme,” theksoi Selmanaj.
Deputeti i LDK-së përfundoi duke thënë se është shumë e lehtë të ofendosh shqiptarët dhe ata që kanë kontribuar për vendin./GazetaEnigma/