Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur popullin.
Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën e prerë më 31 korrik duke i dënuar ata me nga 19 vjet burgim secilit.
Por, mbrojtësit e të akuzuarve ishin ankuar ndaj vendimit dhe lënda kishte kaluar tek Gjykata e Apelit.
E Apeli më 25 shtator, e vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore duke e refuzuar ankesën e avokatëve të të akuzuarve.
“Gjykata e Apelit, më 25.09.2024, ka marrë aktgjykim, me të cilin ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të dy të miturve në çështjen penale të vrasjes së rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK, si dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, PM.nr.184/2024, të datës 31.07.2024”, thuhet në njoftim.
Edhe herën e parë Gjykata Themelore e Prishtinës, i kishte dënuar dy të pandehurit me nga 19 vjet burgim.