Armend Muja padit Baton Haxhiun, ja arsyeja

Armend Muja padit Baton Haxhiun, ja arsyeja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka paditur pronarin e portalit Albanian Post, Baton Haxhiu, pasi ky i fundit pretendoi se kishte dëgjuar një përgjim mes Mujës dhe Milan Radojçiqit, shkruan Enigma.

Në një postim në Facebook, Muja njoftoi për padinë e tij ndaj Haxhiut për “deklaratat shpifëse dhe dezinformuese”.

Ai shprehu vendosmërinë për të vazhduar me këtë çështje, duke kërkuar nga institucionet relevante trajtim të menjëhershëm dhe serioz.

“Ashtu siç kam paralajmëruar para disa ditësh, sot ju drejtova organeve të rendit të Republikës së Kosovës për të kërkuar një hetim të plotë dhe të paanshëm. Kjo është një shpifje sa e ultë aq edhe e rrezikshme, temë të së cilës unë do t’i shkoj deri në fund,” tha Muja.

Muja thotë se aludime të tilla për një bisedë të mundshme mes tij dhe Radojçiqit janë shpifje të PDK-së.

Related Articles