Avdyli i fut me një ‘thes’ opozitën dhe Listën Serbe, e quan koalicioni “PLAS”

Avdyli i fut me një ‘thes’ opozitën dhe Listën Serbe, e quan koalicioni “PLAS”

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka kritikuar partitë opozitare për bashkëveprimin e tyre të fundit, duke i konsideruar ato si një bllok të unifikuar, shkruan Enigma.

Ai aludoi se edhe Lista Serbe do të bëhet pjesë e këtij grupimi, të cilin e quajti me ironi “PLAS” (PDK, LDK, AAK, SRPSKA).

“Ishte fakt i njohur që partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë qenë gjithmonë bashkë. Tani kanë nisur bashkë edhe të dalin në rrugë, duke u krijuar qytetarëve dyshime. Kjo ua lehtëson shumë votimin më 9 shkurt,” shkroi Avdyli.

Sipas tij, qytetarët kanë vetëm dy opsione politike: “Njërën anë, LVV, Guxo dhe Alternativa, e në anën tjetër koalicioni joformal (PLAS) – PDK, LDK, AAK dhe më vonë edhe SRPSKA,” shtoi ai.

Related Articles