Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.
Ky donacioni erdhi si iniciativë e famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, Don Lorenci Sopi i cili pas bisedës me drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala, është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes Daniel Thomas dhe ndihmës së shtetit zviceran, tha Spitali i Pejës në një postim në Facebook.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion që mundëson të kemi kushte më të mira për pacientë”, thuhet tutje. /Gazeta Enigma