Familjarët e Faton Hajrizit dorëzojnë padinë ndaj Kurtit e Bislimit për “shprehje fyese”

Familjarët e Faton Hajrizit dorëzojnë padinë ndaj Kurtit e Bislimit për “shprehje fyese”

Familja e të vrarit Faton Hajrizi, të udhëhequr nga avokati i tyre Gent Gjini, kanë dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeminsitrtit Besnik Bislimi, deputetit të LVV-së Arbër Rexhajt dhe avokatit Gazmend Halilaj, për siç thonë ata, “gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje”

“Kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri. Fjala ‘kriminel’ ishte arsyeja kryesore se pse po e bëjmë këtë padi”, tha avokati Gjini para mediave.

I njëjti tha se do të vendosin ditëve në vijim nëse do ta padisin edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Faton Hajrizi u vra në Serbi nga forcat e rendit atje, pasi kishte vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër.

Ai fitoi përkrahje të madhe nga populli në Kosovë, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti kishte bërë thirrje që i njëjti të mos heroizohet për veprat e tij, duke e quajtur “kriminel”. /Gazeta Enigma

Related Articles