Kryeministri serb akuzon Kurtin për vështirësimin e hyrjes së mallrave serbe

Kryeministri serb akuzon Kurtin për vështirësimin e hyrjes së mallrave serbe

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka akuzuar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, për veprime që po e komplikojnë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se inspektimet e gjata dhe administrata e komplikuar po bëhen vetëm për të krijuar nervozizëm tek njerëzit dhe për të vënë në dyshim marrëveshjet e arritura, shkruan Gazeta Enigma.

“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon keq. Kurti e pranoi dhe firmosi, por në thelb po e minimizon dhe vepron në mënyrë destruktive. Inspektimet e gjata dhe komplikimet administrative janë vetëm për të bërë të pakuptimta marrëveshjet”, tha Vuçeviq, duke komentuar radhët e gjata në pikën kufitare të Merdarës.

Ai përmendi se Kurti kishte krijuar probleme me CEFTA-n dhe se më vonë kishte ndryshuar vendimin për të pranuar mallrat serbe, vetëm për t’u lavdëruar.

“Kurti është si një student që ka ikur nga mësimi, por kthehet për t’u lavdëruar. Ai po justifikohet se nuk ka marrë ndonjë lloj skaneri, duke sugjeruar se ka frikë se nuk e dimë çfarë po dërgojmë,” tha ai, duke shtuar se kjo situatë po e vështirëson jetën normale të serbëve në Kosovë./GazetaEnigma/

Related Articles