Ky është shteti i parë që nuk do t’i regjistrojë më rastet e reja me COVID-19

Ky është shteti i parë që nuk do t’i regjistrojë më rastet e reja me COVID-19

Në përpjekje për t’u rikthyer në normalitet, Singapori mund të bëhet shteti i parë në botë i cili nuk do të regjistrojë më rastet me COVID-19.

Shteti në juglindje të Azisë ka regjistruar vetëm 36 persona të vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke zbatuar masa mjaft strikte për të frenuar përhapjen e shkallës së infeksionit, ndërsa tani zyrtarët synojnë të heqin numërimin ditor të rasteve me COVID-19.

Propozimi është bërë nga tre anëtarët kryesorë të Komitetit për pandeminë në Singapor për t’u dhënë fund 18 muajve me kufizime të rrepta. Deri tani, Singapori ka regjistruar 62 mijë e 617 raste me COVID-19.

“Synimi është që t’i lëmë njerëzit të vazhdojnë me jetën e tyre duke hequr rregullat strikte dhe në vend të kësaj ta kontrollojmë virusin përmes mjeteve të tjera, të tilla si vaksinimi masiv. Në vend që të numërojmë rastet çdo ditë, ne do të përqendrohemi në rezultate”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të 3 zyrtarëve.

Related Articles