Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vazhdoi takimet e tij me qytetarët në fshatin Zaskok të Ferizajt, duke u ndalur tek familja Çerkini.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi sfidat e mëdha me të cilat përballen banorët, të cilët shprehin ndjenja të thella dëshpërimi dhe thirrje për shpresë dhe ndryshim, shkruan Gazeta Enigma.
“Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne,” deklaroi ai.
Gjatë diskutimeve, Abdixhiku theksoi rëndësinë e familjes dhe konceptin e politikës së djathtë që e vendos familjen në qendër të programit ‘Rruga e Re’. Ai u shpreh se takimet e tij me qytetarët konfirmojnë momentum pozitiv për LDK-në.
“Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje!
Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë,” përfundoi Abdixhiku./GazetaEnigma/