Gjinovci: Kriza me ushqimin në FSK është propagandë për uljen e moralit

Gjinovci: Kriza me ushqimin në FSK është propagandë për uljen e moralit

Opinionisti Rron Gjinovci, gjatë emisionit “Konfront” në KTV, e ka cilësuar si të zmadhuar çështjen e krizës së ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai deklaroi se kjo është propagandë që synon të ulë moralin e ushtrisë, transmeton Gazeta Enigma.

“Sot takova një ushtar të FSK-së dhe me shaka e pyeta: ‘Ku jeni ju që keni mbetur pa bukë?’ Ai më tha se shpesh po u bëhet kjo pyetje, por në të vërtetë asnjëherë nuk kemi mbetur pa ushqim,” u shpreh Gjinovci, duke theksuar se raportimet për mungesë ushqimi janë të pavërteta./GazetaEnigma/

Related Articles