Halil Thaçi i VV-së e informonte Mihalin për situatën në KEK

Halil Thaçi i VV-së e informonte Mihalin për situatën në KEK

Krahas vendimeve se kur të ketë reduktime e kur jo në Kosovë, Dejona Mihali, koordinatorja për komitete e Lëvizjes Vetëvendosje, merrte informacione nga një deputet i kësaj partie për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Halil Thaçi – i njohur për punësimin e familjarëve e kushërinjve në këtë ndërmarrje publike – në mesazhet e radhës, i tregon “mashës” së partisë se “çka po thonë ata brenda (KEK-ut)”.

Deputeti, që i shkruan fjalimet me “Chat GPT”, në mesazhet dërguar Dejonës, me plot gabime drejtshkrimore, i tregon asaj për situatën në termocentralet e Kosovës.

Ai madje – në një mesazh që mban datën 21 korrik i tregon asaj se si ka pasur rrezik për shpërthim.

Në vazhdim të këtij mesazhi, Thaçi tregon edhe për tenderin dhe se çfarë problemi kishte aty:

“Mujsh ti me bo najsen…”

Muaj më parë, Nacionale nga Kuvendi i Kosovës kishte publikuar fotografi të komunikimit të deputetit Thaçi me disa prej kandidatëve që kishin aplikuar për punë në KEK.

Pas kësaj, ai u drejtohej me mesazhe edhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe anëtarit të Bordit të KEK-ut, Arton Ahmeti.

Nga ta, Thaçi kërkonte sqarime pse pyetjet e testit në konkursin e fundit kishin qenë aq të vështira.

Pyetjen e njëjtë deputeti i VV-së në një fotografi tjetër ia dërgonte edhe anëtarit të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arton Ahmeti.

Related Articles