Sot në Prishtinë do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësitë (e humbura), rruga përpara”.
Në këtë ngjarje, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Gazeta Enigma.
Diskutimi do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimeve ProCredit, në Icon Tower, duke filluar nga ora 11:00.
Ky event vjen pas procesit të Samitit të Berlinit, i cili u mbajt të hënën, ku Kosova u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.
Samiti shënoi gjithashtu përvjetorin e dhjetë të këtij procesi./GazetaEnigma/