Shqipëri: Vdes 80-vjeçari pas sulmit nga një i dehur pasi nuk i shiti birra

Shqipëri: Vdes 80-vjeçari pas sulmit nga një i dehur pasi nuk i shiti birra

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në Shqipëri pas një sulmi nga një person i dehur, i cili gjithashtu ka rrahur gruan e tij 77-vjeçare.

Ngjarja ndodhi jashtë një dyqani ushqimor në Povelçë të Fierit, pronar i të cilit ishte viktima.

Sipas hetimeve, rrahja u shkaktua pasi të moshuarit refuzuan t’i shisnin birra të dyshuarit, për shkak se ai ishte në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar 47-vjeçarin, i cili dyshohet se ka qenë shumë i dehur në momentin e arrestimit.

Ndërkohë, 77-vjeçarja është trajtuar mjekësisht dhe tashmë është kthyer në shtëpi, sipas raportimeve nga A2 CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles